"Hap kutitë ose largohu, nis protesta e opozitës në Elbasan

Elbasan, 17 dhjetor NOA Nën moton Hap kutitë ose largohu ka vijuar opozita protestën e radhës në Elbasan. Gjatë tubimit kanë marrë fjalën deputetë të Partisë Socialiste, të këtij qarku. Sali Berisha, hap kutitë ose largohu thotë sot Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Cerriku dhe e gjitha Shqipëria, - tha gjatë fjalës së tij deputeti Taulant Balla.
Deputetët gjatë fjalës së tyre kanë folur për krizën ekonomike, kryesisht për rritjen e energjisë elektrike, dhe mospagesat e mësuesve dhe pagat e pensionistëve. Protesta ka për qëllim hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe zgjidhjen e krizës ekonomike. Ndërkohë që në protestë ka folur edhe kreu u Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdni i cili u shpreh se po cenohet autonomia vendore, dhe po rrezikohen bizneset.k.k/NOA