"Himara", studentët: Trajtim të paanshëm

Unioni i Studentëve të qyteti të Vlorës në formën ë një proteste paqësore kërkuan sot nga Gjykata e këtij rrethi trajtim të papanshëm për ngjarjen e 12 gushtit në Himarë . Peticioni i studentëve vëren se ka pasur trajtim të njëanshëm për këtë ngjarje nga ana e insitutcioneve të shtetit duke favorizuar banorët që bllokuan rrugën duke dhunuar qytetarët , por edhe gazetarët. Eneid Hamzai, përfaqësues i Lëvizjes Studentore theksoi se Gjykata e Vlorës ka qenë e njënashme. "Ka pasur njënashmëri në vendim. Nuk ka asnjë të ndaluar nga grupi i personave që bllokuan aksin Vlorë -Sarandë ndërsa për A. Gumën u arrestuan 8 persona, kur në drejtimin e automjtetit ndodhej një person", pohoi ai.