"Hoqa veshët që të bëhem normale"

Bukuria, kurimi i trupit tonë, mania për çdo detaj, janë këto motivet që shtyjnë gjithnjë e më shpesh femrat viteve të fundit drejt kirurgjisë estetike.
Por ka nga ata që bukurinë dhe perfeksionin e kanë kthyer në sëmundje, si në rastin e modeles Alicia Douvall e cila siç deklaron vetë, ka shpenzuar rreth 2 milionë euro për ndërhyrjet estetike.
Në total, ka kryer plot 350 ndërhyrje, mes të cilëve edhe zvogëlimin e gishtave të këmbëve, transmeton noa.al
Tashmë e tjetërsuar totalisht, ka nisur ndryshimet për tu kthyer në një njeri normal. Gjatë një interviste të fundit Alicia shprehet, “Më kishin thënë se është mundësia që unë mund të mos zgjohesha nga anestezia dhe të përfundoja duke i ngjarë një monstre. Sinqerisht nuk më interesonte. Isha e vendosur për ta vendosur jetën time në duart e tyre vetëm që të kthehesha në pamjen time natyrale. Më hoqën veshët dhe më tërhoqën muskujt e fytyrës, hunda ime u pre në mënyrë që buzët të lëviznin, kështu që unë mund të buzëqeshja sërish. Nuk kishte asnjë garanci që fytyra ime të mund të shërohej vetë. Por tashmë kjo do të thotë që vajza ime Papaya mund të më shikoj duke buzëqeshur për herë të parë”./Indeksonline/