"Iker, Iker, Iker" rikthimi i kapitenit

Rikthimi i Iker Casillas në stërvitjet e Realit ka konfirmuar dashurinë e tifozëve madrilen për të. Casillas është përkrahur maksimalisht nga 7 mije tifozë që përcollën seancat stërvitëse të Realit.
"Iker, Iker, Iker ishin thirrjet e tifozëve të Realit për Casillas. Në anën tjetër vetëm një person me altoparlant po thërriste emrin e Mourinhos duke konfirmuar se Casillas është më i dashur për ta se sa Mourinho.