"Orlando i dashuruar pas këmbëve të mia"

Supermodelja Miranda Kerr mbahet në formë të mirë, dhe për këtë kujdeset për çdo detaj, që nga manikyri e deri te pedikeri.
Fotografët nuk ngurrojnë të fotografojnë shpesh këmbët e saj të bukura, por përtej këtij perfeksioni ka një motiv.
“Është e vërtetë kujdesem maksimalisht për këmbët e mia, por vlen të theksoj se im shoq, Orlando është i fiksuar pas tyre, i dashuron”, shprehet modelja, nënë e një fëmije.
Miranda dhe aktori Orlando Bloom u njohën me njëri tjetrin në vitin 2006, gjatë një sfilate të të brendshmeve të “Victoria's Secret”. Pas joshjeve afro 1 vjeçare nga ana e Orlandos, ata u lidhën në vitin 2007 dhe më tej në vitin 2010 u martuan në nëpërmjet një ceremonie intime.
Tashmë Orlando dhe Miranda janë prindër të të voglit Flynn i lindur në 6 janar 2011./Indeksonline/