"Performancë spektakolare në Eurosong"

“Identitet” është kënga e sjellë në bashkëpunim mes muzikantit të njohur Bledar Sejko dhe këngëtarit nga Ulqini, Adrian Lulgjuraj, që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
Një këngë e rrymës rrok, e cila në momentin që u shpall fituese u përfol se mund të ishte e kopjuar, por siç thotë Adriani, “do të ishte mirë që njerëzit të merreshin me përgatitjen që do të bëhen për Eurovizion dhe jo për plagjiaturë”, sepse sipas tij ka aq kompozitorë dhe këngëtarë të talentuar sa nuk është e nevojshme të flitet për gjëra, të cilat një krijues nuk i bën.
Po jo vetëm kaq, Lulgjuraj ka cekur edhe disa detaje që ata mendojnë se do të bëjne që paraqitja e tyre në skenën e Festivalit Evropian të jetë spektakolare.
"Motivet, fuqia muzikore, domethënia e këngës dhe me modesti, shpresoj dhe performanca do jetë diçka spektakolare,'' ka thene kengetari per ''Mapo'', duke shtuar se me këtë këngë deshirojnë të tregojnë "identitetin pothuajse të humbur shqiptar." /Indeksonline/