E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sali Berisha është fans i çmendur i 2XL"

Djemtë e ''Apartamenti 2XL" janë miqtë më të dashur të shqiptarëve gjatë të dielës mbrëma. Për pasojë, largimi apo edhe përfshirja e një protagonisti të ri në show, shkakton reagim tek të gjithë ne. Ashtu ishte ikja e Ermal Mamaqit, që u kthye në temë diskutimi nëpër të gjitha rrjetet sociale për më shumë se një javë. “A do të funksionojë ‘2XL’-ja pa Ermalin?” ishte pyetja që ngrihej kudo. Pyetje kjo, që mori si përgjigje suksesin e padiskutueshëm të spektaklit, që në episodën e parë të sezonit.

Ndërsa kryeministri  shqiptar Sali Berisha, ishte ndër më të përfolurit lidhur me këte spektakël dhe duket se si përfundim, ai do vijë këtë sezon.
“ Po, na ka premtuar që do vijë. Sipas asaj që na tha ai, e ndjek spektaklin, i pëlqen shumë dhe është një fans i çmendur i “2XL”-së,” ka konfirmuar Juli për mediat shqiptare.

Tre aktorët, Genti, Juli dhe Albano tani përbëjnë tanimë boshtin e shfaqjes. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›