E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Telashet" e Guardiolës, ku ti lë yjet?

Pep Guardiola nuk do të ketë aspak punë të lehtë te Bayern. Sipas analistëve gjerman, Guardiola e ka të vështirë të menaxhoj skuadrën e cila përbëhet nga yje të futbollit evropian e botëror.

Mesfusha është faza ku Guardiola do të ketë më shumë telashe për tu përcaktuar për titullarët. Janë plot 10 mesfushorë që do të garojnë për 4 pozicione në fushë.

Martinez, Gotze, Schweinsteiger, Gustavo. Kross, Shaqiri, Robben, Ribery, Muler e Alcantara janë në dispozicionin e mesfushës së Bayernit.

Vetëm këta lojtarë kushtojnë 320 milion euro, që do të thotë se kushtojnë më shumë se disa skuadra në Bundesliga./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›