E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vdes Francesco Totti"

Një haker italian ka bërë bujë me një email të til të cilin e ka shpërndarë si virus me titullin "Vdes Franceco Totti". Duke klikuar në linkun e këtij lajmi, shkarkohet një virus shumë i rrezikshëm. Virusi del me linkun e repubblica.it.

Virusi është shpërndarë në portale e faqe të ndryshme në Itali. Policia është në ndjekje të hakerit i cili ka shqetësuar pa masë tifozët romak.

I njëjti haker dyshohet se ka dërguar tlegrame false në postat italiane ku ka vjedhur shumë të dhëna./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›