E Diel, 1 Nëntor 2026

"Çmenduria më e madhe e tij, por mbase dhe e fundit"

Jetë të tëra të humbura nga aksidentet, nga hasmëritë, nga interesa pronësore, nga dëshpërimi i mjerimit që përjetojnë, e tani së fundi nga aferat vrasëse me nënshkrim qeveritar… Në këtë batërdi dikush është çmendur: Njerëzia apo Qeveria, Qeveria apo Njerëzia? Për mua çmenduria qëndron tek Qeveria. Çdo gjë, që nga buka e çdo artikull tjetër jetësor i përditshëm rritet e rritet pambarim, qeveria thotë se ky është një spekulim mafioz. E megjithatë, ka diçka të cilës vazhdon t'i ulet gjithnjë e më shumë çmimi deri në ç'vlerësim: Jeta e njerëzve.

Të gjithë e dimë se KESH-i është në krizë të pafund financiare, kurse çmendurisë qeveritare nuk i shkon mendja se ç'duhet bërë që të paguajnë të gjithë ata që konsumojnë dhe që janë jo pak, por 55% e tyre. Ligjeron se duhet rritur çmimi i kilovatit që të rregullohet bilanci financiar i tij. Pra, ata 45% që kanë paguar në vazhdimësi të paguajnë më tepër edhe për 55% të pjesës tjetër, të cilët me sa duket janë "militantët qendror të paepur" të paprekshëm nga askush, nuk është më pak se çmenduri.

Sa herë që ndodhin tragjedi, qeveria e z. Sali Berisha "akordon" pensione të posaçme jo nga "mirësia" e tij, por thjeshtë për t'u vënë kapak atyre përgjegjësive të veta deri sa të hapë ndonjë tjetër..

E çmenduritë e Qeverisë nuk kanë të sosur. Median e vendit e quan mercenare të mafies, atë të huajën letër higjienike.. Të gjithë gënjekan, të gjithë, gabokan e dështokan, por jo "qelibari" kryeministër..

Kjo duhet të jetë çmenduria më e madhe e tij, por mbase dhe e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›