’Etnon’, tri hite për një ditë

Kjo verë duket se do të jetë mjaftë e bujshme në sferën muzikore. Përplot hite të publikuara së fundmi ndërkaq, kur flasin për hite, nuk kemi se si të mos përmendim grupin ‘Etnon’.
Këta të fundit kanë publikuar tri këngë në të njëjtën kohë të cilat janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.
Për Indeksonline, anëtarët e grupit kanë dhënë detaje lidhur me këto projekte të reja muzikore në të cilat thonë se kanë punuar intensivisht.
‘Etnon’ sapo kanë publikuar një këngë në bashkëpunim me reperin Mc Kresha dhe këngëtaren Lea Metolli. Ky projekt muzikor titullohet ‘Move ur Body’, një këngë ritmike e cila pritet të jetë një nga hitet më të pëlqyera për këtë vit.
Anëtarët e grupit kanë treguar për Indeksonline se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të Lea Metollit. Videoklipi është realizuar në Prishtinë nga Black Fish Videos. Kënga po ashtu është nga produksioni Black Fish.
https:// />
Por, kjo nuk është kënga e vetme në vazhdën e bashkëpunimeve që ‘Etnon’ kanë publikuar krejt së fundmi. Djemtë e grupit duket se kanë punuar intensivisht për të sjellë sa më shumë hite kualitative për këtë verë.
Kënga e radhës mban emrin ‘Callin’ dhe është realizuar në bashkëpunim me Blasta. Kjo njëherit është kënga e parë e realizuar me videoklip nga reperi Blasta në kuadër të albumit të tij të parë " Blasta la Vista ".
“Bashkëpunimi në këtë këngë është i treti i Etnon me Blastan pasi që, edhe në albumin e kaluar të Etnon kanë qenë dy këngë të realizuara në bashkepunim. Videoklipi është realizuar nga Black Fish Videos derisa xhirimet janë bërë në Shqipëri”, ka thënë Genc Prelvukaj për Indeksonline.
https:// />
Ndërkohë, bashkëpunimi i tretë është realizuar sërish me këngëtaren Lea Metolli, reperin Blasta dhe Gezim Gashin dhe titullohet ‘On the floor’
Edhe kjo këngë është pjesë e albumit të këngëtares Lea Metollit dhe po ashtu është realizuar nga produksioni Black Fish ndërkaq, xhirimet janë bere ne Prishtine
Për projektet më të reja të ‘Etnon’ Indeksonline do të ju mbaj të informuar me kohë/M.K/./Indeksonline/
https:// />