Është shoqe e mirë
Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 09:26
Kristen Stewart ka bërë be në të gjithë çka ka se është një shoqe e mirë.
Aktorja e filmit “Twilight” – për të cilën thuhet se është në lidhje me Robert Pattinsonin – ka insistuar se ajo “është shoqe shumë besnike”.
“Jam një shoqe besnike”, tha ajo për revistën “Closer”.
“Së pari duhet të bëheni pjesë e klanit tim, gjë që pasi të bëheni, vështirë së mund të largoheni. Unë kam shokë të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë i mbaj në zemrën time”.