E Hënë, 2 Nëntor 2026

1 në 3 fëmijë probleme më shikimin, kontrolli i detyrueshëm për parashkollorët ka nisur

Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin vijon të rritet. Në prag të vitit të ri shkollor, kontrolli i detyrueshëm që po kryhet në poliklinikat e specialiteteve për fëmijët që do të hyjnë në klasë të parë ka zbuluar se një në tre fëmijë ka nevojë të mbajë syze.

“Kemi fëmijë që duhet të regjistrohen në parashkollor apo edhe në klasën e parë regjistrimi nuk kryhet nëse nuk merr certifikimin nga ana e mjekut specialist okulist. Nga 10 fëmijë mund të rastisi që 4 fëmijë mund të kenë nevojë për syze, pra mesatarja është e konsiderueshme”, tha mjeku okulist.

Mjekët thonë se detyrimi i vendosur për këtë kontroll para nisjes së shkollës ka shpëtuar shumë fëmijë që mund të kishin pasur dëmtime gjatë gjithë jetës.

“Jo rastësisht kjo është bërë me detyrim prej vitesh sepse nëse një fëmijë nuk diagnostikohet siç duhet në moshën 7-9 vjeç dhe nëse ka problematiket që ne e quajmë “sy dembel” ky sy mbetet i atillë gjatë të gjithë jetës”, u shpreh mjeku.

Mjetet teknologjike janë kthyer ne drogë digjitale ndaj qëndrimi duhet të tolerohet deri në gjysmë orë në ditë thotë mjeku. Mësuesit duhet të kenë në vëmendje që fëmijët që mbajnë syze të vendosen.

Për nxënësit që kanë prezencë të smart bordeve në klasë apo I kryejnë detyrat me tableta, mjekët këshillojnë mbrojte të syve nga rrezatimi I tepërt dukë mbajtur xhama me filtër blu.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›