10 cm dëborë në Stëblevë, rruga Librazhd–Peshkopi e kalueshme vetëm me zinxhirë

Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur njësinë administrative të Stëblevës në bashkinë e Librazhdit, duke sjellë një panoramë të bardhë, por edhe vështirësi për banorët.
Sipas raportimeve nga terreni, dëbora ka rënë me intensitet gjatë gjithë natës, duke arritur një trashësi prej 10 centimetrash. Si pasojë e temperaturave të ulëta, të cilat kanë zbritur deri në -2°C, aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore, për shkak të ngricave që e kanë bërë rrugën të rrezikshme.
https://streamable.com/hpuko1
Ndërkohë, situata është më problematike në disa fshatra të njësisë Stëblevë, ku mungesa e energjisë elektrike ka krijuar vështirësi për banorët. Sipas informacioneve, disa linja përcjellëse janë dëmtuar nga era e fortë që shoqëroi reshjet e dëborës, duke lënë pa energji disa zona.
Bashkia e Librazhdit ka bërë me dije se të gjitha grupet e emergjencës janë vënë në gadishmëri, për të monitoruar situatën dhe për të ndihmuar banorët në rast nevoje, deri në normalizimin e plotë të kushteve atmosferike dhe infrastrukturore.
/vizionplus.tv