10 fermerët i afrohen finales, konkurentët presin me ankth rezultatet e televotimit të sotëm

70 ditë brenda rrethimit të Ferma V.I.P. kanë reflektuar harmoninë e pashoqe të të gjithë elementëve që e bëjnë këtë reality shoë televiziv jo vetëm shumë të dashur për publikun por edhe standartin që i mungon hapësirës mediatike.
Ndërsa afrohet edhe më shumë finalja, 10 fermerë vijojnë garën për çmimin e madh e ndërkohë formula e skualifikimeve do të duhet të kalojë në një tjetër nivel sprove.
Të gjithë konkurentët gjenden përballë gjykimit të televotuesve dhe rezultati i cili do të bëhet i ditur gjatë mbrëmjes së sotme prime në ekranin e Vizion Plus, do të çojë më pak të preferuarit në sfidën e eliminimit.
Gjatë kësaj jave agai ka ngacmuar karakteret e fermerëve, marrëdhëniet mes tyre por edhe aleancat, me disa detyra që kanë vënë në lëvizje të gjitha zhvillimet brenda në fermë. Bashkëjetesa nuk ka qënë asnjëherë e qëndrueshme po aq edhe perceptimi i publikut, duke i bërë shumë më të vështira parashikimet për ecurinë e garës.
Kryefermer Robert Aliaj duket se ka përforcuar strategjinë e tij duke lënë pas përplasjet, pët t’i hapur rrugë argumentit.
Ndërkohë dy fakirët e dënuar për shkelje të rregullores, Albano Bogdo dhe Baby G morën kohën e mjaftueshme për të reflektuar, jo vetëm mbi gabimet por edhe ripozicionimin e marrëdhënies së tyre. Ata përfituan amnistinë dhe i’u bashkuan fermerëve të tjerë.
Ndërsa Florjan Agalliu si mbajtës i hajmalisë, mori përgjigjen e dëshirës. Vajza e tij Mia e vizitoi në fermën më të njohur në Shqipëri. Përveç takimit me fermerët e tjerë Vip-a, ajo pati mundësinë të njihet edhe me kafshët, që nuk i kanë shpëtuar “famës”.
Surprizat nuk do të mungojnë edhe gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit, duke nisur nga ora 21. Ndërsa për të gjitha detajet mund të ndiqni Ferma V.I.P.1 dhe Ferma V.I.P. 2 në platformën digjitale Tring, rrjetet sociale dhe kanalin zyrtar në you tube, Ferma V.I.P. Albania. /vizionplus.tv