E Martë, 3 Nëntor 2026

1000 punonjës policie të angazhuar për mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Sot, 27 mijë maturantë iu nënshtruan sot të Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës.

Policia e Shtetit bën me dije se procesi përfundoi pa probleme për sa i përket rendit dhe sigurisë publike.

Në njoftim thuhet se Policia e Shtetit angazhoi 1000 punonjës për shoqërimin e materialeve për zhvillimin e provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ruajtjen e tyre, garantimin e rendit dhe sigurisë në ambientet e jashtme ku u zhvillua provimi, si dhe shoqërimin e materialeve dhe fletëve të provimit.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe u uron maturantëve suksese në provimet e radhës.

Nga mbarëvajtja e Maturës Shtetërore dhe materiale nga Policia e Shtetit në shkollat në të gjit... 1 nga 21

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›