“11 Maji”, Kolegji të enjten vë vulën/ Seanca e fundit, shqyrton ankimi i PD kundër vendimit për certifikimin e rezultatit

Kolegji zgjedhor pritet të përmbyllë këtë të enjte të gjitha përpjekjet e PD dhe të Sali Berishës për mosnjohjen dhe deligjitimin e zgjedhjeve të 11 majit.
Kolegji shqyrton këtë të enjte ankesën e PD kundër vendimit të komisionit rregullator, i cili javën e kaluar certifikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
Kjo do të jetë çështja e fundit në kolegj për këto zgjedhje, pas së cilës dekreti nga Presidenti pritet t’i hapë rrugë legjislaturës së re parlamentare./ abcnews.al/