“11 maji farsë”, Flamur Noka akuza PS-së: Grabitët pushtetin me çdo formë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit i ka quajtur zgjedhejt parlamentare të 11 majit farsë elektorale.
Noka u shpreh se pushteti aktual nuk mbështetet në votën e lirë të qytetarëve, por në manipulim, dhunë dhe lidhje me krimin e organizuar.
Sipas tij, shqiptarët dhe ndërkombëtarët ishin dëshmitarë të mungesës së një gare të ndershme politike, duke akuzuar PS-në se grabiti pushtetin me çdo formë.
Flamur Noka: 11 maji ishte një farsë. Themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë. E panë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët që më 11 maj nuk pati përballje alternativash mes partive të opozitës dhe partisë së pozitës, nuk pati përballje mes programeve, ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin, së bashku me bandat, krimin e organizuar, kartelet, të cilat i nxorrët për herë të parë në pah dukshëm dhe publikisht. Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet në patronazhimin e dhunshëm. Shqiptarët prisnin që të kishte votime dhe zgjedhje të lira, po ju 11 majin e shndërruat në treg. Pushteti juaj nuk bazohet në votë, ju e grabitët atë me çdo formë./vizionplus.tv