E Enjte, 5 Nëntor 2026

120 familje në shtëpitë e reja; Rama u dorëzon çelsat të prekurve nga tërmeti në Marikaj

120 familje në Marikaj morën çelësat e apartamenteve të reja.  Shtëpitë e tyre u shkatërruan nga tërmeti i nëntorit të katër viteve më parë.

Në dorëzimin e apartamenteve ishte kryeministri Rama.

Banorëve u tha se vonesa në dorëzimin e shtëpive të reja në kohë erdhi për shkak të problemeve mbi pronësinë ku janë ndërtuar gjashtë pallate.

Drejtuesve vendorë u kërkoi që e gjithë zona e re e banimit në marikaj të pajiset me infrastrukturën çlodhëse dhe argëtuese për fëmijët dhe moshat e treta.

Pas Marikaj, Rama inspektoi punimet per ndertimin e mbi 400 njesive te banimit per te prekurit nga termeti ne vore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›