E Diel, 1 Nëntor 2026

14-vjeçari krijon Chatbot shqiptar, platforma me AI synon të lehtësojë procesin e mësimdhënies

Vetëm 14 vjeç, Jori Xurre ka krijuar MicroChat 3.0, chatbot-in e parë shqiptar me modul edukativ SmartLearn, që synon të ndihmojë mësuesit dhe nxënësit me materiale interaktive në gjuhën shqipe. Platforma mund të gjenerojë automatikisht ushtrime nga një foto e librit në pak sekonda, duke e bërë procesin e të mësuarit më të shpejtë dhe më praktik. Sipas Jorit, ideja lindi nga përvoja e tij si nxënës dhe nga mungesa e platformave edukative në shqip të lidhura drejtpërdrejt me tekstet mësimore.

“Ideja për platformën lindi gjatë këtij viti shkollor kur Ministria e Arsimit sapo më dha një ligj të ri dhe një indicie të re për të përdorur laboratore të reja smart në orët e mësimit, por jo më me mënyrën  tradicionale të PoëerPoint dhe shkrimit të viteve, por duke përdorur softuare real për zhvillimin e orave mësimore, por kishte një problem që për gjuhën shqipe, sidomos për lëndës si gjuha shqipe, historia, gjeografia e të tjerë, nuk mund të arrieshej të gjenin platforma të cilat mund të gjenerojnë ushtrime në gjuhën shqipe dhe që kishin lidhje me mësimin real që ne kishim me fjalë”, deklaroi Jori Xurre Themelues i MicroChat 3.0.

MicroChat 3.0 u jep mësuesve mundësinë të krijojnë ushtrime të personalizuara dhe të ndjekin përgjigjet e nxënësve në kohë reale, ndërsa nxënësit mund të mësojnë përmes materialeve interaktive pa pasur nevojë për procese të ndërlikuara regjistrimi.

“Platforma doli në përfundimin të vitit shkollor, e kanë përdorur platformën, e kanë pëlqyer shumë dhe pse sepse platforma është shumë e shpejtë, është një iniciativë shumë e mirë për ata për të thjeshtuar punën e tyre, për të ulur oraret e punës dhe për të bërë një mësim sa më të mirë interaktiv në një kohë shumë të shkurtër”, tha Xurre.

14-vjeçari thotë se synimi i tij është që në të ardhmen SmartLearn të mund të përdoret më gjerësisht në shkollat shqiptare, përmes një bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, duke u kthyer në një platformë kombëtare për arsimin digjital në gjuhën shqipe.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›