16 000 kalori në ditë, sportisti vdes nga ataku në zemër

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare Ilya Yefimchuk nga Bjellorusia, i cili njihej si bodybuilderi me pamjen më të “frikshme” në botë.
Sipas mediave ruse, Yefimchuk pësoi një atak në zemër më 6 shtator në shtëpinë e tij.
Sipas të njëjtave burime, ka qenë bashkëshortja e tij, Anna, e cila i ka dhënë ndihmën e parë duke e masazhuar derisa ka mbërritur ambulanca dhe u dërgua në spital.
“Kam kaluar çdo ditë pranë tij duke shpresuar. Zemra e tij filloi të rrihte përsëri për dy ditë, por doktori tha se bëhet fjalë për vdekje klinike. Falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre. Është ngushëlluese të dish se nuk jam vetëm në botë”, tha gruaja e bodybuilder-it.Yefimchuk u konsiderua “alieni” në botën e bodybuilding pasi pretendonte se kishte biceps me diametër 63.5 centimetra, ndërsa për dietën e tij konsumonte mbi 16 000 kalori në ditë.
Sipas deklaratave të tij, menuja e tij ditore përfshinte 2.5 kilogramë biftek dhe më shumë se 100 copë sushi./vizionplus.tv