E Hënë, 2 Nëntor 2026

20 objekte një dhe dykatëshe pa leje të shembura deri tani në Valbonë

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale IKMT theksoi se gjatë ditës së sotme po shemben platforma betoni dhe struktura druri.

“Deri tani janë prishur 20 objekte 1 dhe 2-katëshe, të ngritura në kundërshtim me ligjin”, tha IKMT.

Sipas IKMT-së, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje.

“Qëllimi i këtij aksioni është garantimi i mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtja e zonave të mbrojtura”, tha IKMT.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›