E Diel, 1 Nëntor 2026

2011 te fundit por krenare

Me mbylljen e vitit kalendarik sipas tradites politikane te larte prezantojne bilancin e tyre vjetor. Ne SHBA Presidenti Obama pranoi se mund te ishte bere me shume per programin e tij ekonomik e Gjermani Merkel tha se kriza e euro-s na gjeti te papergatitur ne Britani u pranuan problemet me raportet europiane ne Itali e Greqi menaxhimi ekonomik u konsiderua deshtimi me i madh. Ne Shqiperi vendin e bilancit sukses-deshtim e ze parada e arritjeve bdquohistorike. Keshtu ndryshe
nga tradita perendimore ne traditen tone politikane te larte ministra drejtues te policise tatimeve doganave arsimit shendetesise etj garojne ne ekranet televizive duke propaganduar suksese e arritje te jashtezakonshme. Vitin kur ne per shkak te mosfunksionimit parlamentar dhe mungeses se reformave u penalizuam me refuzimin e fteses per ne BE pushteti ekzekutiv e legjislativ thote se ka shenuar arritjet me te medha ne histori. Vitin kur vendi eshte prekur nga kriza ekonomike kur fjala bdquoinvestim eshte zevendesuar me bdquokursim zyrtaret e larte na thone se kemi rritjen me te madhe ne Europe. Vitin ku 22 atentate publike ndaj biznesit deri edhe gjyqtareve mbeten te pazbuluara kur ne 9 raste grabiten banka dhe se fundi edhe makina e nje ministri policia thote se asnjehere nuk kemi qene me te sigurte. Vitin kur shenohet viktima e 13 ne minieren-varr te Bulqizes apo kur ne krishtlindje media raporton per vdekjen e nje femije nga varferia zyrtaret e larte na thone se jetojme ne bollek dhe na japin keshilla mos te abuzojme me veren dhe mishin ne festat e vitit te ri. Vitin kur asnje zyrtar i larte dhe i mesem nuk perfundoi ne pranga zyrtaret krenohen se arritjet e medha antikorrupsion. Vitin kur ne mesin e dites para te gjitheve disa militante sulmojne me shkopinj policine dhe disa gardiste qellojne duke vrare protestues te paarmatosur dhe ku asnje prej tyre nuk denohet zyrtaret e larte krenohen me standardet e demokracise. 2011 po iken pa lene gjurme por duke lene shume plage te hapura. Konsensusi politik i dy muajve te fundit me shume se me paqen ngjan me armepushimin dhe Shqiperia fale zgjedhjes se Avokatit te Popullit ka plotesuar deri tani vetem 1 nga 12 kriteret e BE per ftesen e anetaresimit. Te fundit ne integrim te fundit ne standarde demokracie te fundit ne renditjen e TIA per korrupsionin te fundit ne cilesine universitare dhe shendetesore te fundit nga politika tek sporti e perseri keto dite pushteti politik na fton te jemi krenare per ata qe kemi ne krye qe erdhen me premtimin per te na sherbyer dhe po perpiqen te na sundojne qe alternativat politike i kane zevendesuar me pazare biznesi e grupesh interesi qe ne pasurimin e tyre me pushtet politik e financiar kane humbur sensin e mases jane bere arrogante dhe me sjellje mesjetare ne mazhorance dhe opozite po e trajtojne shtetin si placke e shoqerine si nje turme. 2011 po iken dhe ne jemi aty ku politika gjithnje na ka imponuar te jemi te fundit...por krenare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›