“21 janari, 15 vjet padrejtësi”, Rama: U morën 4 jetë të pafajshme. Dreqi e di çfarë i tha mendja atij që e urdhëroi atë krim shtetëror

Në Kryeministri, mbahet ceremonia e homazheve për “21 Janarin”. Sot bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës theksoi: “Protesta doli jashtë kontrollit po përtej reagimit të turmës, por për asnjë çast protestuesit nuk kapërcyen gardhin e Kryeministrisë. Askush nga protestuesit nuk bëri përcapje për të shkelur perimetrin e sigurisë për t’u futur në godinë”,.