E Hënë, 2 Nëntor 2026

21 janari, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi paraqitet në SPAK

Ndrea Prendi, ish-komandanti i gardës është paraqitur në SPAK ditën e sotme për çështjen e 21 janarit.

Kujtojmë se SPAK ka rihapur hetimet për çështjen e “21 Janarit”, protestë ku humbën jetën 4 persona.

Ditën e djeshme në ambientet e SPAK janë paraqitur familjarë të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011.

4 qytetarë u vranë më 21 janar nga forcat e gardës në këtë protestë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›