"21 janari", sot protesta homazh, policia blindon kryeministrinë
TIRANË - Opozita zhvillon sot protestën homazh për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, për të kujtuar dhe nderuar viktimat e 21 janarit. Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit te PS, në orën 11:00 së bashku me familjarët e tyre, por edhe me qytetarë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, krerët e opozitës do të nisin ecjen e heshtur nga selia e Partisë Socialiste. Me lule, pankarta, ku kërkohet drejtësi dhe ndëshkim i atyre që urdhëruan e kryen vrasjet, si dhe me fotot e 4 viktimave, në heshtje, vargu i njerëzve do të kryejë homazhet në vendet ku ranë Ziver Veizi nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri, Hekuran Deda i ardhur nga Kalaja e Dodës për të jetuar në Laknas të Tiranës dhe Aleks Nikaj nga Kolshi i Lezhës. Nën tingujt e muzikës funebër pritet që për rreth 1 orë, qytetarët të kalojnë në heshtje, në vendvrasjet e 4 viktimave. Pas vendosjes së luleve në vendin ku është vrarë protestuesi i parë, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët do të vazhdojnë sërish në këmbë drejt Akademisë së Arteve. Në orën 12:00 në ambientet e Akademisë së Arteve është parashikuar edhe mbajtja e fjalimeve dhe mesazheve në kujtim të ngjarjes së një viti më parë. Njerëzit që do të vijnë nga e gjitha Shqipëria, janë porositur që të mos provokohen nga njerëz që s’kanë lidhje me homazhet. Ashtu si në 28 janar 2011, një stafnga PS do të orientojë homazhet, përtë mos lejuar asnjë provokim. Opozita ka ftuar gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që të marrin pjesë që me praninë e tyre të nxisin Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes.
EDI RAMA NË SELINË ROZË
Ora 10:19 Selia Rozë po mbipupullohet nga mbështetësit nga casti në cast, ndërkohë që priten përfaqësues të opozitës dhe mbështetës nga të gjitha rrethet. Kreu i PS-së mësohet se ka mbërritur që në orët e para të mëngjesit, në Selinë Rozë.
BERISHA NË LUSHNJE PËR “KONGRESIN”
Ora 10:15 Partia Socialiste po bën pergatitjet e fundit të protestës homazh që do të mbahet sot në bulvardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në nder të katër viktimave të 21 janarit. Ndërkohë, vërehet se kryeministria është rrethuar nga një kordon i gjatë policësh. Burime nga kryeministria bën me dije se kryeministri Berisha dhe një pjesë e stafit nuk do jetë në zyrë gjatë protestës homazh të opozitës, pasi ai ndodhet në qytetin e Lushnjes, për të përkujtuar 92 vjetorit e ‘Kongresit të Lushnjes’. Qarkullimi është ndalur në bulevard, ndërkohë vërehen mbështetësit e parë, të cilët janë kryesisht nga Tirana, për shkak të afërsisë.
POLICIA BLINDON KRYEMINISTRINË
Ora 10:00 Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për mbrëvajtjen e tubimit homazh që opozita do të zhvillojë sot në Tiranë, në nderim të katër viktimave në ngjarjet e 21 janarit të një viti më parë. Mbarëvajtjen e tubimit të opozitës do të angazhohen efektivë të Policisë së Tiranës, Forcave te Ndërhyrjes së Shpejte , FNSH-së. Ndërkohë, Garda e Republikës ka marrë përsipër mbrojtjen e rrethimit brenda Kryeministrisë.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Protesta homazh, Rama: Të na bashkohet kush ndjen nevojën për drejtësi Berisha sot në Lushnjë për “Kongresin”: Protesta e drejtë e cdo qytetari “21 janari”, e gjen gardistin Agim Llupo në qeli “21 janari”, Prokuroria shumë pranë firmosjes së urdhër arresteve Homazhi i PS, Ambasada e SHBA: Tubimi mund të bëhet i dhunshëm, kujdes RENEA dhe FNSH ‘blindojnë’ Kryeministrinë më 21 janar