E Diel, 1 Nëntor 2026

26 Shekuj nën ujë: Thesaret e Shqipërisë që presin të zbulohen

Nën ujërat e brigjeve shqiptare fshihet një histori që shtrihet për rreth 2600 vjet.
Nga periudha arkaike dhe klasike, deri te gjurmët e Luftës së Ftohtë, deti ruan dëshmi të së kaluarës.
Por një pjesë e madhe e këtij thesari ende nuk është eksploruar.
Sipas Auron Tares, Shqipëria mbetet një territor i paeksploruar sa i përket arkeologjisë nënujore.
Rreth 31 anije të mbytura të periudhës antike janë dokumentuar deri tani në brigjet shqiptare.

Ndër zbulimet e rëndësishme janë edhe mbetjet e anijes britanike “Volage” në ujërat e Sarandës.
Gjurmët e saj lidhen me Incidentin e Kanalit të Korfuzit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së pasluftës.
Ekspeditat e zhvilluara ndër vite kanë zbuluar vetëm një pjesë të asaj që mund të fshihet nën det.
Kërkimet e periudhës 2010–2017 zgjeruan eksplorimin nga Porto Palermo drejt zonave më në veri.

Por pas vitit 2000, sipas Tares, mungojnë ekspeditat sistematike shtetërore të kësaj natyre.
Ndërkohë, rreziku nuk vjen vetëm nga koha dhe kushtet e detit.
Mungesa e mbrojtjes së mjaftueshme ligjore i lë disa zona të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve dhe grabitjes.
Një problem tjetër është edhe mungesa e një muzeu të dedikuar për arkeologjinë nënujore.
Mijëra orë filmime dhe fotografi të ekspeditave mbeten pa një hapësirë ku publiku t’i shohë.

Tare propozon që zonat arkeologjike nënujore të mbrohen dhe të kontrollohen në mënyrë të posaçme.
Por sfida më e madhe është rikthimi i kërkimeve sistematike në detet dhe liqenet shqiptare.
Sepse çdo rrënojë nën ujë mund të jetë një dokument i pazëvendësueshëm i historisë.
Dhe çdo anije e fundosur mund të mbajë histori që ende nuk i kemi lexuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›