(29 Prill 2003) Qeveria e Shqiperise ka nderin te lajmeroje viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit Kolin Pauell ne Tirane me 2 maj 2003. Ministrat e Jashtem te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise s
(29 Prill 2003)
Qeveria e Shqiperise ka nderin te lajmeroje viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit Kolin Pauell ne Tirane me 2 maj 2003. Ministrat e Jashtem te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise se bashku me Sekretarin Pauell do te nenshkruajne marreveshjen Shtetet e Bashkuara – Karta e Adriatikut.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes – Karta e Adriatikut eshte nje marreveshje e re midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise qe krijon mundesite reale per te forcuar bashkepunimin aktiv mes te kater vendeve ne shume sfida te perbashketa rajonale dhe qe do te forcoje demokracite ne keto vende si dhe do te zgjeroje kontributin e tyre nderkombetar.
Te gjithe detajet e tjere te ceremonise se nenshkrimit jane duke u trajtuar dhe informacioni perkates do te jepet nga Ministrite e Jashtme te te tre vendeve si dhe nga Qeveria e Shteteve te Bashkuara, sapo kjo te jete e mundur.
Per me shume informacion, ju lutem kontaktoni:
Shqiperi: Ministria e Puneve te Jashtme
Kroaci: Ministria e Puneve te Jashtme
Maqedoni: Ministria e Puneve te Jashtme
Shtetet e Bashkuara te Amerikes: Departamenti i Shtetit
ALDRIN DALIPI
ZEDHENES