E Diel, 1 Nëntor 2026

3.7 milionë votues në Shqipëri, 114 mijë persona do të votojnë për herë të parë

3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave që Ministria e Brendshme ka marrë nga drejtoria e gjendjes civile, 114 mijë shqiptarë do të votojnë për herë të parë.

Në total, do të jenë 5.225 qendra votimi në të gjithë vendin.

“Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: zgjedhësit që jetojnë brenda vendit dhe ata që jetojnë jashtë vendit”, bëri të ditur Ministria e Brendshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›