E Hënë, 2 Nëntor 2026

“3D” në RTSH – Debat për Reformën Zgjedhore, PD mbron strukturën e komisionit, Lëvizja ‘Bashkë’ kritikon mungesën e të drejtës së votës

Ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore ishte në qendër të diskutimit në emisionin “3D” në RTSH, ku u evidentuan pakënaqësitë e partive më të vogla opozitare lidhur me peshën e tyre vendimmarrëse në këtë strukturë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, theksoi rëndësinë e ngritjes së shpejtë të komisionit, pavarësisht vonesave pas miratimit në Kuvend. Ai e cilësoi pozitiv faktin që struktura e komisionit përfshin dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje, çka tregon seriozitet.

Baçi mbrojti përfaqësimin e partive opozitare, duke theksuar se PD-ja i ka dhënë të drejtë të plotë të gjithë deputetëve opozitarë, përfshirë Agron Shehajn, të kenë një zë. Ai shtoi se Lëvizja ‘Bashkë’ ka një vend, por pa të drejtë vote, duke theksuar se PD do të marrë parasysh mendimet e partive të tjera.

Në kundërpërgjigje, deputeti i Lëvizjes ‘Bashkë’, Redi Muçi, kundërshtoi qasjen e PD-së. Ai theksoi se Lëvizja ‘Bashkë’ është një formacion politik dhe jo një OJQ, duke e konsideruar absurde pjesëmarrjen pa të drejtë vote.

“Është absurde që pas çdo zgjedhje kemi reforma zgjedhore,” tha Muçi, duke theksuar se ndryshimet e deritanishme janë vetëm të vogla, kryesisht pas atyre të vitit 2008.

Megjithatë, Muçi siguroi se pavarësisht mungesës së të drejtës së votës, Lëvizja do ta shfrytëzojë “atë karrige në komision” për të kontribuar në diskutim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›