“3D” në RTSH, Bregu: Letra e Trump për Ramën shuplakë për opozitën, por nuk e zhbën vendimin për vizat

Letra e Presidentit Donald Trump drejtuar Kryeministrit Edi Rama për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” ka shërbyer si temë debate në emisionin “3D” në RTSH.
Gazetari Zylyftar Bregu e shikon kwtw letwr nw dy plane: atë të betejës së brendshme politike dhe atë të marrëdhënieve reale ndërkombëtare.
“Autogoli” i Opozitës dhe narrativa e ‘Maduros’
Sipas Bregut, opozita shqiptare pësoi një goditje të fortë nga ky zhvillim, kryesisht për shkak të pritshmërive ekstreme që kishte ngritur në elektorat.
“Opozita bëri një autogol këto ditë se kishte ngritur një lloj fryme se pas Maduros do të arrestohej edhe Rama me trupa komando. Në ligjërimin politik, kjo letër për këtë skenar ishte shuplakë e fortë,” u shpreh Bregu.
Ai theksoi se letra shkaktoi “ekzaltim te shumica dhe tronditje te opozita”, duke rrëzuar narrativën se kryeministri ishte izoluar ndërkombëtarisht në atë shkallë sa të priste arrestimin.
Raportet e ftohta dhe çështja e vizave
Megjithatë, gazetari ftoi për një lexim më të ftohtë të realitetit diplomatik. Sipas tij, një ftesë për një bord, struktura dhe qëllimi i të cilit mbetet ende i paqartë dhe ku Gaza përmendet rrallë, nuk I fshin problemet e fundit.
Bregu vuri në dukje se raportet e SHBA me qeverinë shqiptare kanë qenë të ftohta, duke përmendur pezullimin e vizave; deklaratat e përsëritura për narko-trafikun; faktin që përfaqësuesja më e lartë e SHBA në Tiranë e ka shmangur kryeministrin në takime.
“Kjo letër nuk i ngroh këto raporte. Çështja është se letra nuk e amortizon vendimin për vizat,” theksoi Bregu, duke shtuar se shpreson për përmirësim, por situata mbetet komplekse.
/rtsh.al/