E Martë, 3 Nëntor 2026

47-vjeçari gjendet i pajetë në Shkodër, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Nënmavriq të Shkodrës.

Nga këqyrja e trupit të pajetë të tij, policia nuk ka gjetur shenja dhune. Prandaj paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari mund të ketë humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët.

Për këtë arsye, është ngritur një grup hetimor që po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›