E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 Maji, Rama: Idealet e deshmoreve, te tradhtuara Rozeta Rapushi

Ne nje aktivitet te posacem qe partite e majta ne opozite zhvilluan dje ne perfundim te homazheve ne Varrezat e Deshmoreve, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha se idealet e deshmoreve sot jane te tradhtuara nga ata qe drejtojne shtetin. Sipas tij ne 23 qershor shqiptaret jane perballe zgjedhjes per te vazhduar rrugen e rrenimit apo per te mbeshtetur rilindjen kombetare. “Cdo vizite ne varrezat e deshmoreve eshte njekohesisht edhe nje vizite ne varrezat e idealeve te tradhtuara. E idealeve te tradhtuara nga ata qe sot e sundojne Shqiperine, si shembelltyra te nje tradhtie te dyfishte, te tradhtise ndaj atyre endrrave dhe shpresave qe i vendosen shqiptaret krah per krah me te gjitha forcat e medha clirimtare te botes kunder murtajes naziste”, - u shpreh kreu socialist. Sipas Rames, ne kete vit shume te rendesishem per Shqiperine dhe shqiptaret, cdo qytetar gjendet perpara nje zgjedhjeje shume te qarte, si ajo e vitit 1992, per t’u pozicionuar me rrenimin e metejshem apo me hapjen e nje perspektive te re, ku Shqiperia te rilinde. “Per t’u pozicionuar me tradhtine ndaj idealeve, endrrave dhe shpresave te luftes nacional – clirimtare, por dhe te levizjes se dhjetorit, apo me endrrat dhe shpresat e cdo njeriu dhe cdo familje te zakonshme te ketij vendi qe meriton te jetoje ne kete vend me dinjitetin dhe me perspektiven per te cilen luftuan, u vrane, u plagosen apo sakrifikuan nje jete te tere ata qe i dhane Shqiperise faqen e lavdishme te Luftes Nacional Clirimtare, per te cilen u rreshtuan kunder regjimit komunist studentet, pedagoget, intelektualet, populli i tere ne vitin 1990, por qe sot e gjithe diten mbeten endrra dhe shpresa qe na takon ne socialisteve dhe progresisteve qe t’i cojme ne rrugen e realizimit”, - u shpreh Rama. Ai e vleresoi 5 majin e ketij viti, si teper te vecante, pasi e majta eshte serish e bashkuar dhe te gjithe socialistet, te gjithe progresistet dhe te gjithe perfaqesuesit e popullit shqiptar, kerkojne kthimin e te drejtes natyrale per ta qeverisur Shqiperine fale faktit qe eshte shumice dhe si shumice duhet te vendose per fatet e veta. Rama tha se socialistet jane krenare, per t’u dhene shqiptareve nje alternative, qe eshte alternativa e gjithe forcave te majta, te qendres dhe e gjithe atyre forcave te djathta qe vijne jo nga radhet e spiuneve, por nga radhet e atyre qe u perndoqen dhe qe u dogjen dy here. “U dogjen ne regjimin komunist, u dogjen ne regjimin e nje partie qe lindi nga endrrat dhe shpresat dhe u kthye ne nje parti familjare per ta kthyer pushtetin e shqiptareve ne nje pushtet familjar dhe per ta bere shtetin e shqiptareve ne nje paradhome te kesaj force qe tanime ne duhet ta mbeshtesim qe te rilinde duke e cuar ne opozite. Duke e cuar ne opozite me nje vote plebishitare ne 23 qershor”, - theksoi kryesocialisti.

E majta, e bashkuar ne nderimet e deshmoreve

E majta u paraqit dje e bashkuar ne homazhet e zhvilluara dje ne Varrezat e Deshmoreve. Kreret e partive politike ne opozite, si Edi Rama, Ilir Meta, Skender Gjinushi, etj, si dhe shume deputete, ish deputete dhe figura te njohura te Partise Socialiste, perkujtuan dje bashke deshmoret e rene per lirine e Atdheut. Socialistet se bashku edhe me aleatin me te ri, Levizjen Socialiste per Integrim, zhvilluan nderimet rreth ores 11:00 te paradites se djeshme, nje ore pas nderimeve te bera nga kreret e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›