E Hënë, 2 Nëntor 2026

52 vjeçari vdes pasi ra në humnerë te Kepi i Rodonit/ Policia: Bashkëshortja jashtë rrezikut për jetën

Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës, në afërsi të Kepit të Rodonit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Arben Karamuço dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit me katër rrota, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ai është gjetur pa shenja jete në vendngjarje.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.

” Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.

Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›