61 projektligjet e deputetëve mbetën në sirtarë! PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

Pas pak javësh, kësaj legjislature parlamentare po i vjen fundi. Shumica e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në shtator, kur do të nisë punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 maj.
Në fund të këtij 4 vjeçari, rezulton se pjesa dërrmuese e ligjeve të miratuara nga Parlamenti janë ato të sjella nga qeveria. Pak janë iniciativat të marra nga vetë ligjvënësit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre presin në sirtarët e Kuvendit, disa që nga viti 2021.
Janë 61 projektligje të depozituara nga deputetët që nuk e panë kurrë dritën e votimit në seancë plenare, dhe zor se javët e ngelura në dispozicion mund të mjaftojnë për të pastruar sirtarët e pluhurosur të Kuvendit.
38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës. Një nga instrumentet parësorë të pakicës parlamentare është propozimi i ligjeve, por të dhënat e grumbulluara nga Report TV, konfirmojnë se edhe kur demokratët kanë propozuar nisma, mazhoranca socialiste nuk i ka paraqitur për votim, jo domosdoshmërisht për t’i miratuar, por as për t’i rrëzuar nëse nuk pajtohet me to.
Mes iniciativa të opozitës bien në sy ato për dekriminalizimin, Kodin Zgjedhor, ndarjen territoriale apo minimumin jetik.
Gjithsesi, punët e pakryera nga Kuvendi nuk përfshijnë vetëm projektligjet e firmosura nga opozita.
23 akte të harruara janë nënshkruar nga deputetë të Partisë Socialiste. Kështu, mazhoranca e la në mes betejën e saj për të ndaluar që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo partisë komuniste të bëheshin deputetë apo kryetarë partish.
Kur ishte kryetare Kuvendi, Lindita Nikolla në vitin 2022, depozitoi me bujë një projektligj për të parandaluar dhunën në familje. Por edhe pse ajo ishte drejtuese e Parlamenti, iniciativa, kurrë nuk u shqyrtua.
Ka edhe nga ato raste, kur projektligji ka kaluar të gjitha fazat në komisionet parlamentare dhe nuk është kaluar për votë finale në seancë plenare. E tillë është iniciativa e Eduard Ndrecës për të shpallur 2 marsin e Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare.
Projektligjet që nuk miratohen nga kjo legjislaturë, si rregull digjen e nuk transferohen tek Kuvendi i ri, sidomos kur propozuesi nuk është më deputet.
Projektligje të PD-së të pamiratuara 1. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Agron Duka 4.10.2021 2. “Për përgjegjësinë financiare të punonjësve publik딠 Bujar Leskaj 8.2.2022 3. “Për funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” Edmond Spaho 2.3.2022 4. “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzet딠 Ina Zhupa 11.5.2022 5. “Për Referendumet” Dashamir Shehi 2.6.2022 6. “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzet디 Grup deputetësh të pakicës 30.6.2022 7. “Për kujtesën kolektive…” Deputetë të PD 4.8.2022 8. “Për pastërtinë e figurës së zyrtarit publik” Deputetë të PD 28.9.2022 9. Projektligj “Për ndarjen administrativo- territoriale” Enkelejd Alibeaj 5.10.2022 10. “Për ndarjen administrativo-territoriale” PD 25.10.2022 11. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik딠 Greta Bardeli 2.11.2022 12. “Kodi zgjedhor” Fatmir Mediu 8.11.2022 13. “Për funksionimin e Komisioneve Hetimore” Jorida Tabaku 9.12.2022 14. “Për nëpunësin civil” Enkelejd Alibeaj 20.1.2023 15. “Për ndarjen administrativo – territoriale” Greta Bardeli 19.4.2023 16. “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” Bujar Leskaj 6.6.2023 17. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë” Bujar Leskaj 6.6.2023 18. “Për minimumin jetik” Grup deputetësh PD 7.6.2023 19. “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive” Lulzim Basha 6.11.2023 20. “Kodi Zgjedhor ” Enkelejd Alibeaj 15.11.2023 21. “Kodi Zgjedhor” Grup deputetësh, PD 11.12.2023 22. “Kodi Penal” Lulzim Basha 18.12.2023 23. “Për buxhetin e vitit 2024” Lulzim Basha 22.1.2024 24. “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore ” Arbi Agalliu 29.1.2024 25. “Për Sigurimet Shoqërore” Gazment Bardhi 12.3.2024 26. “Kodi Zgjedhor” Agron Duka 24.4.2024 27. “Kodi i Pr. Penale” Lulzim Basha 25.4.2024 28. “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Lulzim Basha 25.4.2024 29. “Statusi i deputetit” Monika Kryemadhi 3.6.2024 30. “Për tatimin mbi të ardhurat” Gazment Bardhi, Jorida Tabaku 19.9.2024 31. “Për Partitë Politike” Monika Kryemadhi 3.10.2024 32. “Për investimet e huaja” Jorida Tabaku 15.10.2024 33. “Për statusin e minatorit” Grup deputetësh PD 29.10.2024 34. “Për mbrojtjen e konsumatorëve” Jorida Tabaku 7.1.2025 35. “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” Jorida Tabaku 7.1.2025 36. “Kodi i Punës” Lefter Gështenja 19.3.2025 37. “Për gjendjen civile” Grup deputetësh PD, 21.1.2025 38. “Kushtetuta” Grup deputetësh të pakicës 20.10.2021 Projektligje të PS-së të pamiratuara 39. “Për paditë kolektive” Klotilda Bushka 8.10.2021 40. “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik” Ismet Beqiraj 13.10.2021 41. “Për urdhërin profesional të inxhinierëve” Luljeta Bozo 1.4.2022 42. “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” Taulant Balla, Klotilda Bushka 43. 29.07.2022 44. “Për identifikimin e pronarëve përfitues” Një grup deputetësh 7.10.2022 45. “Për garantimin e pastërtisë së figurës..” 14.10.2022 46. “Dekriminalizimi” Grup deputetësh PS 21.10.2022 47. “Për partitë politike” PS 21.10.2022 48. “Për disa masa ndaj dhunës në familje” Lindita Nikolla 9.12.2022 49. “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore ” Eduard Ndreca 6.2.2023 50. “Kodi Penal” Erion Braçe, Etilda Gjonaj 5.4.2024 51. “Për dekriminalizimin” Petro Koçi 3.5.2024 52. “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” Blerina Gjylameti 14.5.2024 53. “Për Akcizën” Ismet Beqiraj 18.7.2024 54. “Për trajtimin e të dënuarve” Nasip Naço 23.12.2024 55. “Për gjykatat administrative” Klotilda Bushka 27.12.2024 56. “Për organet e sistemit të drejtësisë” Klotilda Bushka 31.12.2024 57. “Kodi i Pr. Penale” Klotilda Bushka 31.12.2024 58. “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” Klotilda Bushka 31.12.2024 59. “Kodi i Pr. Civile” Klotilda Bushka 31.12.2024 60. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Erion Braçe 17.01.2025 61. “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit” Një grup deputetësh PS 24.2.2025/ Shqiptarja