E Hënë, 2 Nëntor 2026

66-vjetori i Televizionit Publik Shqiptar

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Më 29 prill 1960 nisi transmetimin Televizioni Publik Shqiptar.

Ky zhvillim i hapi udhën fillesave të tregut televiziv në Shqipëri. Imazhi i parë që u shfaq në ekranin bardhezi ishte folësja Stoli Beli. Në ditën që nisi transmetimi, programacioni ishte  gjithëpërfshirës, duke synuar të kënaqte interesat e gjithë brezave të shikuesve.

Ditën e parë u shfaqën një film për fëmijë, një dokumentar, një koncert e përsëri një film.

Në vitin 1963 do të transmetohej edicioni parë i lajmeve, ndërsa dy vjet më pas, kamera e vetme e TVSH-së u zhvendos drejt stadiumit për të transmetuar një ndeshje futbolli.

Deri në atë kohë radioja kishte qenë i vetmi burim i argëtimit dhe informimit, duke transmetuar që prej 28 nëntorit 1938.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›