6895 automjete të regjistruara për herë të parë në janar

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPShTRr) njofton se tregu i automjeteve në Shqipëri vijon trendin rritës.
Sipas DPSHTRR-së, gjatë muajit janar 2026 janë regjistruar 6895 mjete për herë të parë, një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Nga këto, 5673 janë autovetura, që përbëjnë 82,3% të totalit të mjeteve të regjistruara.
Ky treg pozitiv pasqyron ritmin e zhvillimit të sektorit të transportit rrugor dhe modernizimin e flotës së automjeteve në vend, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në trafikun rrugor.

/j.p/r.e/