E Hënë, 2 Nëntor 2026

“7 tetori po afron”, Berisha: Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston! PD e betuar për çdo sakrificë

Opozita ka ndezur motorët e protestës kombëtare të 7 tetorit. Partia Demokratike thotë se revolta që do të nisë të hënën nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike. Por a është i mundur realizimi i këtij misioni për opozitën? Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha tha se kjo do të jetë beteja për lirinë e votës.

Berisha: 7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë.

Berisha tha se pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë dhe dinjiteti njerëzor nuk ekziston.

Berisha: Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.  Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshënm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama. Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë. Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›