E Hënë, 2 Nëntor 2026

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka rrëfyer në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se si nisi lëvizja e Dhjetorit 1990 që çoi më pas në shembjen e sistemit komunist.

Ai solli një detaj mjaft të rëndësishëm duke thënë se rebelimi nisi fillimisht nga godina e vajzave, një muaj para lëvizjs së studentëve, gjatë një vizite të Adil Çarçanit.

Siç rrëfen Sula, vazjat i kërkuan llogari Çarçanit për kushtet mizerabël në të cilat jetonin në Qytetin Studenti.

“Me Azem Hajdarin kemi qenë bashkë. Ka qenë 2 dhoma më tutje. Ka qenë 2 vjet poshtë meje sepse ka ardhur më vonesë në fakultet dhe kemi qenë te godina 14 në atë kohë.

Më kujtohet një detaj mjaft i rëndësishëm, që lëvizja filloi për hir të së vërtetës filloi nga godina 11-12 e vajzave të inxhinierisë, të cilat edhe në një takim që ka ardhur Adil Çarçani kanë reaguar.

Aty ishin shenjat e forta dhe qarkullonte një fjalë atëherë në “Qytetin Studenti” që një vajzë e inxhinierisë mekanike a elektrike e cila i ishte drejtuar Adil Çarcanit se “sot jemi zonjusha, nesër nuk e di a do bëhemi nëna, do lindim a nuk do lindim” për shkak të kushteve mizerabël”, theksoi Sula.

Ish-deputeti i PD-së shtoi gjithashtu se “shenjat më të forta kanë qenë me ardhjen e këngëtarit të madh italian, Albano Carrisi dhe Romina Power te stadiumi. Të nesërmen janë bërë të gjitha analizat, të gjithë studentët kishin qëndrime liberale dhe filluan të flasin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›