E Diel, 1 Nëntor 2026

81-vjetori i fitores mbi nazizmin-Putin vendos armëpushim 2-ditor me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar vendosjen e një armëpushimi dy-ditor në konfliktin me Ukrainën më 8-9 maj, për të shënuar përvjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Moska pret që edhe pala ukrainase të respektojë këtë armëpushim.

“Nëse Ukraina përpiqet të prishë festimet e Ditës së Fitores, Rusia do të kryejë një goditje masive raketore në qendër të Kievit. Pavarësisht mundësive që kemi, Rusia është përmbajtur më parë nga veprime të tilla për arsye humanitare. Por jemi gati të veprojmë nëse armëpushimi nuk respektohet”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse paralajmëroi gjithashtu popullsinë civile të Kievit dhe stafin e misioneve diplomatike të huaja që të largohen nga qyteti në kohë.

Kjo vjen në një moment tensioni të lartë në front, teksa Rusia feston 81-vjetorin e fitores në Luftën e Madhe Patriotike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›