E Diel, 1 Nëntor 2026

85-vjeçari Bardhyl Rroji, mes sportit dhe punës, ish-kampion boksi dhe krijues i biçikletës me dado

Në moshën 85-vjeçare, Bardhyl Rroji mbetet një figurë e lidhur ngushtë me sportin dhe mjeshtërinë e punës, duke lënë gjurmë në disa fusha përgjatë jetës së tij. Ai kujton përvojat e tij në sport duke u ndalur te disiplinat që e kanë shoqëruar ndër vite.

“Sporti më ka marrë shumë kohë, më shumë sesa mund të realizoja vetë. Por ai që merret me sport e di vlerën e tij. Sporti ka shëndetin dhe të mirat e veta të mëdha. Kam menduar gjithmonë se do të vazhdoja me sportin, por duhej edhe puna. Kur u largova, e pata si dëshirë dhe pasion, dhe me të kam dalë në pension.”

Ai flet për fillimet dhe lidhjen e gjatë me profesionin e saldatorit, të cilin e ka ushtruar për dekada.
Një nga krijimet e tij më të veçanta është biçikleta me dado:

“Mendova, thashë: a bëj diçka që s’e kanë parë të tjerët? Dhe kam kaluar kohë duke mbledhur mendimet që duheshin. Fillova të punoj mbi bazën materiale, pa thënë për sa kohë, por shpejt e arrita. Ai përcjell një mesazh të fortë për të gjithë.”

Ai përcjell një mesazh për të rinjtë mbi këmbënguljen dhe përkushtimin në sport dhe profesion.
Nga boksi dhe çiklizmi, te puna si saldator dhe krijimet e veçanta, historia e Bardhyl Rrojit mbetet një dëshmi e vazhdimësisë së pasionit dhe punës në jetë.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›