E Premte, 6 Nëntor 2026

97-vjecari humb jetën në ditëlindjen e tij, miqtë: Ishte plot energji!

Një festë ditëlindjeje në Kaliforni të SHBA-së u kthye në një ngjarje të trishtë, pasi një 97-vjeçar, i identifikuar si Vito, ndërroi jetë pak çaste pasi kishte kërcyer nën ritmet e këngës së famshme “Stayin’ Alive” të grupit Bee Gees.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, festa ishte organizuar nga fqinja e tij 24-vjeçare, Eden Malinoff, e cila kishte përgatitur edhe një tortë të veçantë me çokollatë dhe verë të kuqe për 97-vjetorin e tij.

 Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Vito shfaqet duke buzëqeshur, duartrokitur dhe kërcyer me energji, ndërsa në sfond dëgjohet hiti i njohur i viteve ’70. Pak më vonë, pasi të pranishmit i kënduan këngën e ditëlindjes, ai ndërroi jetë.

Malinoff e përshkroi 97-vjeçarin si një njeri plot energji, i cili nuk lejonte që mosha ta pengonte të shijonte jetën. Ajo tregoi se Vito kishte qenë shpirti i festës dhe se momentet e fundit i kaloi mes miqve dhe njerëzve të dashur. Edhe miku i tij më i mirë konfirmoi lajmin, duke bërë të ditur se i moshuari kishte pasur disa probleme shëndetësore, serioziteti i të cilave nuk ishte kuptuar plotësisht nga njerëzit përreth tij.

Historia u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa videoja e tij duke kërcyer mori miliona shikime. Për shumë përdorues, rastësia mes titullit të këngës “Stayin’ Alive” dhe ngjarjes së ndodhur e bëri historinë edhe më të pazakontë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›