E Premte, 6 Nëntor 2026

A do ta shkarkojë Hegseth? Përgjigjet Trump: Kam qëllim ta mbaj atë

5 Nëntor 2026 | 16:18

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur qëllimin e tij për ta mbajtur Pete Hegseth si Sekretar të Luftës, pavarësisht raportimeve se ai po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të tij pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit.

Gazetari i ABC News, John Karl të enjten përmes një postimi në platformën X njoftoi se kontaktoi presidentin amerikan, i cili i tha: “Kam çdo qëllim ta mbaj atë”.

Trump madje dukej i befasuar nga presioni që po merr në lidhje me Sekretarin e Luftës, duke thënë: “Po marr këto telefonata, e dini, për të. Nuk e kuptoj pse.”

Këto deklarata vijnë pas informacioneve se Trump kishte filluar t’i pyeste këshilltarët e tij nëse Hegseth duhet të qëndronte në pozicionin e tij.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

BE-ja: Është ende shumë herët për të thënë nëse kërcënimet për bomba në avionë janë të ndërlidhura

BE-ja: Është ende shumë herët për të thënë nëse kërcënimet për bomba në avionë janë të ndërlidhura

Ukraina akuzon zyrtarë të lartë të sigurisë dhe policisë për rrjet kriminal

Ukraina akuzon zyrtarë të lartë të sigurisë dhe policisë për rrjet kriminal

Gjermania propozon 100 milionë euro shtesë për infrastrukturën e Ukrainës

Gjermania propozon 100 milionë euro shtesë për infrastrukturën e Ukrainës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›