E Hënë, 2 Nëntor 2026

A do të mbijetojnë forcat e reja? Dilaveri: Sfida fillon pas zgjedhjeve, ja “strategjia” që duhet të ndjekin

Ish-zv.drejtor i Tatimeve, Flobenc Dilaveri, tha se për forcat e reja është shumë e vështirë të mbijetojnë.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Dilaveri shprehet se për partitë e reja tashmë fillon sfida.  Ai deklaroi se këto forca, si fillim, duhet të krijojnë parti me shtrirje në të gjithë territorin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Është e vështirë të mbijetojnë forcat e reja?

Dilaveri: Patjetër. Është më e vështirë ta ruash titullin se sa ta marrësh. Sfida e tyre tani fillon. Si fillim, ata duhet të krijojnë parti me shtrirje në të gjithë territorin. Morën atë rezultat që morën, diku me miq e diku me shokë në lista, por sfida është më e gjatë. Veç LSI, të gjitha partitë e tjera, kanë dështuar në gjatë këtyre viteve. Partitë e reja nuk arritën të bëheshin bashkë para zgjedhjeve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›