E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

A do ulen çmimet nga ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit nga nafta? Malaj: Kontrolle në tregjet oligopol! Tek ushqimet analizë nga prodhimi deri te ushqimet

Qeveria do të ushtrojë kontrolle strikte madje po shqyrtohet mundësia që Bordi i Transparencës për hidrokarbureve të ekzistojë gjithmonë, në mënyrë që të reflektohet ulja e çmimit pas zhvendosjes së taksës së qarkullimit nga karburanti tek taksat e mjetit.

“Ka disa mekanizma që po shqyrtohen nga qeveria. Së pari po mendojmë për një monitorim të tregjeve oligopol siç është tregu i hidrokarbureve që do të monitorohet për reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit me 32.4 lekë. Po diskutohet nëse do të ketë një Bord Transparence permanent për të monitoruar çmimet e hidrokarbureve”, tha Malaj.

Në komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave Petrit Malaj teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për paketën fiskale, tha se monitorim të shtuar do të ketë edhe për produktet ushqimore. Janë 54 produkte që konsumatorëve shqiptarë duhet t’u kushtojnë më pak nga janari i 2027-ës, vetëm prej uljes së TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6%.

“Paralelisht po përdorim edhe teknologjinë për të analizuar çmimet nga prodhuesi, importuesi në treg, për të parë çmimet, që të reflektohet TVSH-ja”, tha Malaj.

Ministri hodhi poshtë edhe pretendimet se rritja e TVSH-së standarde me 1% do të sjellë më shumë para në buxhet se ulja e TVSH-së për ushqimet?

“Rritja e TVSH-së standarde mundohet të kompensojë uljen e TVSH-së që ne do të bëjmë për produktet e shportës, dhe nuk e mbulon plotësisht. Rritja e TVSH-së në 21% sjellë 10.6 miliardë lekë në buxhet, dhe nga ulja e TVSH për ushqimet, humbja është 12.8 miliardë lekë”, tha Malaj.

Lajm në përditësim.....

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:19

Bizneset mbi 5 mln lekë xhiro pjesë e TVSH-së, Ministri: S’ka kosto administrative, ka pasur raste evazioni fiskal në këtë segment subjektesh

1793787576_petritmalaj.JPG

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha në Komisionin e Ekonomisë se bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH nga janari 2027, nga mbi 10 milionë lekë që është pragu aktual. Masa synon të kufizojë shmangien tatimore dhe pritet të sjellë 4.5 miliardë lekë në buxhet. Në përgjigje të pyetjeve të deputetit Erion Braçe, ai siguroi se bizneset nuk do të kenë kosto administrative shtesë, pasi softueri do të ofrohet nga administrata tatimore.

Braçe: Sa është shmangia tatimore që është bërë nga pragu i  TVSH-së 10 mln lekë?

Malaj: Ka pasur raste të shkeljeve në bazë të kontrolleve të ushtruara nga tatime, duke qenë se fasha është e lartë krijonte hapësira për shmangie tatimore. Kemi llogaritur që në buxhet do të vijnë 4.5 miliardë lekë vetëm nga ulja e TVSH-së.

Braçe: Sa janë kostot e biznesit të vogël që futet në TVSH?

Malaj: Administrata tatimore i kanë ndërtuar modulet, që të minimizoje kostot për këto biznese. S’do kenë kosto për softuerë do të ofrohet nga administrata tatimore. sa i takon përllogaritjes së TVSH-së këtë e mundëson vetë sistemi i fiskalizimit. Nuk do të ketë kosto administrative.

Ora 11:18

Qiratë afatshkurtra, Malaj: Do kryqëzojmë të ardhurat që na sjell AirBnB/Booking me ato që kanë bankat! Taksë për çdo apartament që deklarohet bosh

1793787554_petritmalaj.jpeg

Qeveria do të ndërhyj në një tjetër ligj, atë të taksave vendore, për të futur edhe taksën e apartamenteve bosh. Pjesë e ‘super-taksës’, do të jenë vetëm apartamentet që janë bosh në Tiranë, e që flitet për rreth 40 mijë prona që do ti nënshtrohen regjimit të ri të taksimit. Përmes kësaj lëvizje qeveria synon të frenojë informalitetin në tregun e qiradhënies ditore apo javore.

“Jemi duke punuar për të marrë një informacion më të zgjeruar nga AirBnB dhe Booking, për të ardhurat që realizojnë në Shqipëri, por edhe të ardhurat që fitojnë personat që lëshojnë këto apartamente me qira. Është një informacion sensitiv, ne do të kërkojmë informacion automatik nga bankat për  të ardhurat që marrin nga këto platforma, por jo vetëm edhe nga Instagram, Facebook etj. Në momentin që marrim këtë informacion nga bankat do të jemi në gjendje të kryqëzojmë të ardhurat që marrin këto individë. Edhe në ligjin në taksat vendore, do të vendosim një taksë për apratamentet që janë bosh dhe do të jetë i detyruar ose ta deklarojë që e jep me qira afatkshkurtër ose do ta deklarojë bosh, dhe do të paguaj taksën mbi pronën. Po punojmë me disa mekanizma”, tha Malaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›