A duhet të shqetësohemi nëse këmbët na vijnë erë të keqe? Mënyrat si ta parandaloni

Era e keqe e këmbëve mund të jetë diçka shqetësuese dhe e sikletshme, sidomos në praninë e njerëzve të tjerëve.
Një lloj specifik i baktereve, Brevibacterium, është përgjegjës për erën e këmbës të shkaktuar nga veshja e këpucëve të ngushta. Duke bërë që këmbët tuaja të vijnë erë të rëndë. Ndërsa një lloj tjetër bakteresh, i quajtur Propionibacterium, ushqehet me djersën tuaj duke shkaktuar atë aromë të pakëndëshme. Prandaj përpiquni të shmangni veshjen e këpucëve pa çorape sepse ato shërbejnë si një pengesë dhe thithin lagështinë. Gjithashtu mos vishni të njëjtën pale çorape çdo ditë.Nëse këpucët tuaja vijnë ende erë të keqe, spërkatni pjesën e brendshme me një lëndë antibakteriale për të asgjësuar bakteret. E nëse as kjo nuk funksionon! Atëherë ka ardhur koha t’i hidhni ato. Prania e kërpudhave është një nga infeksionet më të zakonshme, që bën këmbët tuaja të vijnë erë të rëndë.
Disa nga shenjat e këtij infeksioni mund të jenë:
Këmbët kanë një sasi shumë të përqendruar të gjëndrave të djersës.
Stresi apo ankthi, mund të rrisë sekretimin e djersës në këtë pjesë të trupit, duke shkaktuar lagështi.
Dhe lagëshita është ambjenti përfekt ku rriten bakteret përgjegjëse për erën e keqe.
Ju mund provoni të punoni me disa teknika se si të largoni stresin, si frymëmarrja e thellë, meditimi ose joga.
Përveç këshillave të përmendura më lart, ka disa gjëra që mund të provoni për të parandaluar erë e keqe të këmbëve.