A transmetohet përmes konsumimit gripi i shpendëve te njeriu? Zv.ministri i Bujqësisë flet në Quo Vadis

“Aktualisht në Shqipëri ka tre vatra të prekura nga gripi i shpendëve”, kështu deklaroi në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, zv.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Japullari.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se a transmetohet përmes konsumimit gripi i shpendëve te njeriu, Jaupllari tha se kjo nuk është e mundur, pasi nëse mishi zhihet në 60 gradë shkatërrohet për 9 minuta.
Ndërsa tha se ky grip transmetohet përmes ajrit, por tha se vatrat në Shqipëri janë të izoluara dhe qytetarët duhet të jenë të qetë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kemi edhe gripin e shpendëve.
Jaupllari: Edhe gripi i shpendëve është një sëmundje që transmetohet te njeriu. Më vjen shumë mirë që mjekët shpejguan pasojat që vijnë nga ky virus. Të gjithë bashkë duhet të jemi roje të shëndetit të njerëzve.
Borakaj: Si jemi në Shqipëri me gripin e shpendëve?
Jaupllari: Në Shqipëri jemi pothuajse të prekur nga të fundit në vendet e rajonit. Gripi i shpendëve ka qarkulluar në të gjitha vendet e rajonit. Vatrat e para u dukën në dhjetorin e vitit që lam pas. Sot kemi tre vatra të gripit të shpendëve, ajo që është për tu theksuar është se këto kanë ardhur nga shpendët migretore, ato kanë prekur ato ferma që janë afër këtyre shpendëve migrues, që janë gjetur të ngrodhura. Janë marrë të gjitha masat nga shërbimi veterinar, dhe të gjitha vatrat janë të izoluara. Ne nuk kemi vatra të reja në këtë pjesë të rajonit. Menjëherë me marrjen e sinjalit për praninë e këtij gripi, janë marrë dhe analizuar në ISUV. Është parë një virus që transmetohet nga kafsha te njetiu.
Borakaj: Si transmetohet?
Jaupllari: Vetëm nëpërmjet ajërit, jo nëpërmjet konsumimit. Produket e mishit shkatërrohen në 60 gradë në 9 minuta, ndërsa vetzët në 1 minut. Problematik ëhstë vetëm ata që konsumojnë vezën e rrahur.