E Shtunë, 31 Tetor 2026

A2, plotesim online ne dy dite, te gjitha risite Luljeta Ndoka

Formulari A2, i vlefshem per te zgjedhur deget e preferuara, do te plotesohet vetem brenda dy diteve. Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka caktuar datat 23 dhe 24 korrik te ketij viti per te plotesuar kete formular. Kete vit, MASH nuk ka derguar udhezim bashkengjitur me formularin, por nje metode me praktike e moderne. Behet fjale per nje video te detajuar, ku mesohet nxenesi apo edhe mbikeqyresi i tij, si per shembull mesuesi kujdestar, qe te aplikoje me sukses per te zgjedhur deget e preferuara nga 1 deri ne 10. Fillimisht, ne linkun e formularit te faqja e Agjencise Kombetare te Provimeve del nje faqe ku mbikeqyresi i nxenesit duhet te shkruaje ID-ne dhe fjalekalimin. Pasi mesuesi hyn ne sistem, nxenesi ka mundesi qe te futet me ID dhe fjalekalimin e tij, ku i dalin te gjitha te dhenat qe lidhen me notat e 4 ose 5 provimeve, mesatarja e gjimnazit etj. Aty i shfaqen sakaq te gjitha deget qe ka ne dispozicion per te zgjedhur. Sipas videos sqaruese, ne momentin kur maturanti klikon nje dege, per shembull Fiziken, i dalin menjehere piket minimale, me te cilat ka fituar fituesi i fundit, ne tre vitet e fundit. Pra, tabela me fituesit e fundit per cdo dege qe sherben si pike referimi per kandidatet ne universitete, eshte e shkrire ne sistem dhe u shfaqet maturanteve sa here ta klikojne nje dege te caktuar. Nje gje e tille, pritet t'i ndihmoje se tepermi ata qe te bejne zgjedhjen e duhur. Kujdes! Sipas specialisteve te Agjencise Kombetare te Provimeve, duhet t'i shqyrtoni mire preferencat tuaja ne raport me piket qe keni marre, pasi, nese i futni nje here zgjedhjet tuaja ne sistem, nuk ka shanse qe te ndryshohen me. Pra, zgjedhja duhet te jete e vendosur mire. Nese per momentin nderrojne mendje, maturantet mund te bejne nje modifikim ne numrin qe ndodhet ngjitur me degen dhe me pas te klikojne "ruaj ndryshimet". Me pas, gjithcka regjistrohet me emrin e maturantit dhe bashkangjitur me te gjitha te dhenat e tjera. Me pas, formulari printohet ne dy kopje, nga te cilat njera i mbetet shkolles dhe tjetra Agjencise Kombetare te Provimeve. Per here te pare, sivjet formulari A2 do te plotesohet ne menyre elektronike. Pak kohe me pare, AKP-ja ka udhezuar qe te vihet ne dispozicion nje laborator i posacem qe do te perdoret per aplikimin on-line te formularit A2. "Ky laborator duhet te jete me te gjithe kompjuteret ne gjendje pune, si dhe te lidhur ne internet", - ka kerkuar Agjencia Kombetare e Provimeve. Nga ana tjeter, AKP ka kerkuar qe ne laborator te kete nje printer te konfiguruar si printer rrjeti dhe te furnizuar me toner (boje printeri) dhe leter te mjaftueshme te formatit zyrtar A4.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›