AAPSK liron mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut në Mullet

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuar (AAPSK) vijon punën për lirimin e hapësirave publike.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale video nga momenti i lirimit të hapësirave publike në Mullet.
Postimi i Ramës:
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, që i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kesisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut????????????????♻️????