E Diel, 1 Nëntor 2026

ABC News në shtëpinë e autorit/ Ekskluzive, flet nëna e Refit Buzit, i cili vrau ish-vjehrrin

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi solli një intervistë ekskluzive me nënën e Refit Buzit, i cili vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa minuta ish-partneren e tij.

Nëna e i bëri thirrje autorit të dorëzohet. “Të dorëzohet. Të jetë të paktën në burg, se andej mund të vras veten” tha ajo.

Ndërkohë, Forcat e RENEA-s rrethuan vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-partneren 24-vjeçare në Kurjan, por Refit Buzi ka mundur të arratiset.

Autori ka braktisur në kodër automjetin e tij dhe është larguar i armatosur.

I riu i cili nuk pranonte ndarjen, vrau ish-vjehrrin me armë gjahu, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori me forcë për rreth 5 orë ish-partneren.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›